Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë gjykatës në qytetin e Elbasanit.
Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Elbasan.
Sipas informacioneve të para të policisë, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një automjeti, ku si pasojë mbeti i plagosur shtetasi D.K që ndodhej brenda makinës.
I plagosur është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në sallën e operacionit.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe autorët e këtij atentatit, të cilët dyshohet se ishin me makinë.
Policia ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.



