
Rreth 300 kilogramë lëndë narkotike marijuanë është sekuestruar këtë të martë në doganën e Podgoricës. Droga është zbuluar nga autoritetet doganore, në cisternën e një kamioni i cili kishte hyrë në Mal të Zi nga Shqipëria. Sipas mediave vendase, lënda nrkotike kishte si destinacion Bosnje-Hercegovinën.
“Pasdite, kamioni erdhi nga drejtimi i Shqipërisë dhe kolegët e dërguan në terminalin doganor në Podgoricë, për një kontroll më të detajuar. Pastaj, përmes një skaneri, ne përcaktuam se në rezervuarin, i cili duhej të shkonte në Bosnje, afërsisht një e pesta ishte përpunuar për transport të lëndës narkotike. Droga dhe kamioni është sekuestruar nga policia për veprime të mëtejshme hetimore”, është shprehur shefi i doganës në Podgoricë.



