Itali, shqiptari humb aksidentalisht jetën në vendin e punës

Itali, shqiptari humb aksidentalisht jetën në vendin e punës

Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës.

Sipas mediave vendase atje, ai u gjet thuajse pa shenja jeta nga një koleg i tij i cili lajmëroi menjëhrë urgjencën. Mjekët shkuan në vendngjarje por nuk mund të bënin asgjë për të.

Ngjarja dramatike tronditi kolegët e punës të ndërmarrjes së zdrukthtarisë metalike në një fabrikë që punësonte rreth njëqind punonjës. Pas ngjarjes fabrika u mbyll menjëherë në shenjë zie.

I lindur në Durrës, Besim Doçi u zhvendos me vëllezërit e tij të në Itali 25 vjet më parë, duke punuar përreth 14 vite bashkë me vëllanë më të vogël, në kompaninë ku humbi jetën.

Vdekja e tij tragjike shkaktoi dëshpërim tek bashkëshortja dhe dy vajzat e tij të moshës 21 dhe 15 vjeç, me të cilat Besimi kishte jetuar për disa vjet në Vicentina.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy