Një gruaje në Maliq i shkrepet arma e gjahut në banesë, pëson dëmtime

Një gruaje në Maliq i shkrepet arma e gjahut në banesë, pëson dëmtime

Një grua ka mbetur e dëmtuar pasi i është shkrepur arma e gjahut në banesë.

Policia thotë se ditën e sotme në fshatin Shëngjergj, Maliq, shtetasja M. M., 59 vjeçe, dyshohet se gjatë zhvendosjes brenda banesës, së një arme gjahu çifte, aksidentalisht arma është shkrepur.

Për pasojë 59-vjeçarja ka pësuar djegie të lehta në trup dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Ndërkohë saktësohet se arma e gjahut posedohej me leje nga bashkëshorti i 59-vjeçares.

Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy