Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor “Belsh-Grekan”. Policia bën të ditur se motomjeti me drejtues shtetasin B. A., 17 vjeç ka përplasur shtetasen R. L., rreth 80 vjeçe, këmbësore.
Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja R. L., ka ndërruar jetë në spital. Gjithashtu, është dëmtuar 17-vjeçari i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Me 17-vjeçarin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po kryen hetime për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



