U plagos dy ditë më parë në një aksident, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

U plagos dy ditë më parë në një aksident, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Dy pas aksidentit të ndodhur në fshatin Palvar në Malësinë e Madhe ka ndërruar jetë në spital i riu 19-vjeçar Ladimir Bushati.

Mjeti me të cilin ai udhëtonte doli nga rruga duke përfunduar në një kanal dhe 19-vjeçari mbeti i plagosur rëndë. I riu ndodhej nën kujdesin e mjekëve ndërsa sot ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Më datë 21.01.2022, rreth orës 15:35 në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, në fshatin Palvar, Malësi e Madhe, mjeti tip Citroen, me drejtues shtetasin L. B., 19 vjeç banues në fshatin Gjormë, Malësi e Madhe, ka dalë nga rruga, dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është dëmtuar, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut te kësaj dalje nga rruga.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy