Tregtonin dru zjarri në të zezë/ Procedohen penalisht administratorët e dy subjekteve në Librazhd

Tregtonin dru zjarri në të zezë/ Procedohen penalisht administratorët e dy subjekteve në Librazhd

Policia e Librazhdit ka njoftuar se ka proceduar penalisht në gjendje të lire dy administratorë të dy subjekteve që tregtoni dru zjarri në Librazhd, pasi kryenin veprimtari në kundërshtim me ligjin.

Sipas policisë, subjektet në fjalë nuk bënin deklarimin e të ardhurave, të cilat i gjeneronin nga shitja e druve.

Pas verifikimeve rezultoi se ata kishin punësuar edhe dy persona jashtë rregullave ligjore.

Njoftimi Librazhd

Nga kontrollet dhe verifikimet, Policia konstaton 2 subjekte ekonomike që fshihnin të ardhurat që gjeneronin nga shitja e druve për zjarr dhe që kishin punëtorë të paregjistruar.

Procedohen penalisht 2 administratorët e këtyre subjekteve.

Si rezultat i kontrolleve në subjekte të ndryshme ekononike, në qarkun Elbasan, me qëllim parandalimin dhe goditjen e informalitetit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan kanë konstatuar se 2 subjekte për shitjen e druve për zjarr, në fshatin Hotolisht, Librazhd, e zhvillonin aktivitetin e tyre ekonomik, në paligjshmëri.

Për këto raste u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Punësimi i paligjshëm", për administratorët e këtyre 2 subjekteve, shtetasit K. S., 63 vjeç dhe A. Z., 38 vjeç, të dy banues në Librazhd.

Nga verifikimet është konstatuar se këta shtetas nuk deklaronin në organet kompetente, të ardhurat që gjeneronin nga 2 subjektet ekonomike që administronin, si dhe se nuk kishin regjistruar 2 punonjësit e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy