Emrat/ Kultivonin dhe shisnin lëndë narkotike, në pranga dy vëllezër në Fier

Emrat/ Kultivonin dhe shisnin lëndë narkotike, në pranga dy vëllezër në Fier

Dy vëllezër në Fier kanë përfunduar në prangat e policisë pasi akuzoahen për kultivim kanabisi si dhe përgatitjen në doza të lëndës narkotike dhe heroinë, me qëllim shitjen.

Në vijim të punës së Policisë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në inteligjencën policore se 2 vëllezër ishin të implikuar në veprimtari kriminale, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Connections".

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit Ilir Hoxha, 49 vjeç dhe Geraldo Hoxha, 44 vjeç (vëllezër).

Gjatë kontrolleve në banesën e tyre, në fshatin Mbyet, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndëve narkotike heroinë dhe cannabis sativa, të ndara në rreth 90 doza të gatshme për shitje, si dhe një armë gjahu që posedohej pa leje.

Në vijim, gjatë kontrolleve në afërsi të banesës, u gjetën të kultivuara 40 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dozat e lëndëve narkotike dhe arma e gjahut, si dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy