
Tetë persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus sot në Kosovë. Rastet e reja kanë dalur nga testimi i 2.274 mostrave të dyshuara për SarsCov2.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 157.848.
Aktualisht numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë është 314.



