Dita e “Shiritit të Zi”/ Drejtoria e Arkivave përkujton viktimat e regjimeve totalitare

Dita e “Shiritit të Zi”/ Drejtoria e Arkivave përkujton viktimat e regjimeve totalitare

Si sot, më 23 gusht 2009, Bashkimi Evropian zyrtarizoi një datë përkujtimore mbi viktimat e Stalinizmit dhe të Nazizmit.

Dita e “Shiritit të Zi”, siç njihet në shumë vende me emrin e tij zyrtar, është një rikujtesë për viktimat e të gjitha regjimeve totalitare dhe një mundësi për të promovuar vlerat demokratike në Evropë.

Kjo ditë merr shkas edhe nga ngjarjet e zhvilluara në vendet baltike, ku rreth dy milionë njerëz bashkuan duart e tyre në një formë proteste antisovjetike më 1989-ën, për t’i dhënë fund pushtimit sovjetik.

Vendosja e 23 gushtit si një ditë ndërkombëtare përkujtimi për viktimat e totalitarizmit, u mbështet edhe nga Deklarata e Vilniusit e vitit 2009 e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, sjell logon e kësaj dite, si dhe dokumentet  e korrespondencës së vitit ’64, mes Komitetit Ndërkombëtar në Dakau dhe kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehu, për ngritjen e një memoriali, në kampin famëkeq të Dakaut.

Për të kujtuar fitoren e popujve mbi nazizmin, të gjitha vendeve që morën pjesë në luftën antifashiste, ju kërkua një kontribut financiar për ndërtimin e një memoriali që sipas Komitetit Ndërkombëtar, nuk do të sillte urrejtje por do të ishte një vepër respekti e mëshirimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy