U kapën me 300 gr kanabis në makinë, arrestohen tre vlonjatët

U kapën me 300 gr kanabis në makinë, arrestohen tre vlonjatët

Një sasi prej 300 gramë lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga Policia e Vlorës, ndërsa në pranga janë vënë tre persona. Policia e Vlorës njoftoi se Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve F. M., 25 vjeç, F. R., 37 vjeç dhe H. R., 30 vjeç, banues në Vlorë”.

Në bazë të informacioneve të siguruara, në afërsi të fshatit Panaja, forcat e Policisë kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e këtyre shtetasve, të cilët po qarkullonin me një mjet tip “Peugeot” në autostradën Fier-Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues shtetasin F. M. dhe pasagjerë shtetasit F. R. dhe H. R., u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 300 gr lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy