SPAK kërkon 12 vjet burg për Saimir Tahirin

SPAK kërkon 12 vjet burg për Saimir Tahirin

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), ka kërkuar dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, me 12 vjet burg.

Po e njëjta kërkesë është bërë edhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Në seancën gjyqësore të ditës së sotme, ish-ministri kërkoi pafajësinë. Gjithsesi, për shkak të gjykimit të shkurtuar, SPAK-u e ka çuar kërkesën e dënimit në tetë vjet burg.

Seanca po zhvillohet pranë Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit GJKKO.

Aktualisht gjyqi po vijon me mbrojtjen e ish-ministri Tahiri.

Sajmir Tahiri dhe Jaeld Çela nën akuzë për grup struktural kriminal dhe trafikim narkotikësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy