Kapet me automatik të fshehur nën sediljen e mjetit që drejtonte, arrestohet 19-vjeçari në Mirditë

Kapet me automatik të fshehur nën sediljen e mjetit që drejtonte, arrestohet 19-vjeçari në Mirditë

Policia e Mirditës ka arrestuar një 19-vjeçar me inciale D. Gj. Pasi iu gjet një armë zjarri automatic të cilën e kishte fshehur nën sediljen e automjetit që drejtonte.

Mbi 19-vjeçarin rëndon akuza "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: Mirditë / Kontrolle “blic”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, me vete apo në ambiente të ndryshme.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia”.

Kapet me armë zjarri automatik të fshehur nën sediljen e automjetit që drejtonte, vihet në pranga 19-vjeçari dhe sekuestrohet arma e zjarrit.

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve intensive “blic” ndaj shtetasve dhe në ambiente të ndryshme, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ndaluar në kuadër të operacionit policor “Befasia" në fshatin Lëkundë, Mirditë, automjetin me drejtues shtetasin D. Gj. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehur poshtë sediljes, një armë zjarri automatik dhe një krehër me fishekë në të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Gj., 19 vjeç, banues në Mirditë, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy