Vidhte me karta të klonuara, burg 54-vjeçarit në Tiranë

Vidhte me karta të klonuara, burg 54-vjeçarit në Tiranë

Një 54 vjeçar është deklaruar fajtor nga Gjykata e Tiranës për tentativën e tërheqjes së parave në një bankomat përmes kartave bankare të falsifikuara.

I pandehuri Kujtim Saqe u akuzua për “mashtrim kompjuterik”, mbetur në tentativë dhe u dënua me 8 muaj heqje lirie. Ai u arrestua në 5 prill të këtij viti rreth orës 13:20, në ambientet e një qendre tregtare pranë autostradës Tiranë-Durrës.

Fillimisht 54 vjeçari u ndalua nga punonjësit e sigurisë private të qendrës tregtare, të cilët konstatuan se ai kishte një shumë të konsiderueshme kartash bankare, me të cilat po përpiqej të tërhiqte para në një pajisje ATM, raporton "Panorama".

“Shërbimi i Ruajtjes Fizike te objektit ka njoftuar shërbimin e Policisë se Komisariatit nr. 6, te cilët shkuan ne vend dhe kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasit Kujtim Saqe.

Gjate kontrollit personal i janë gjetur nga këto shërbime 14 karta bankare dhe karta të tjera me shirit manjetik”, thuhej në vendimin e gjykatës.

Gjatë hetimit, ai deklaroi se kartat që iu sekuestruan i ka gjetur në rrugë dhe i përdorte me synimin për të tërhequr para nga bankomatet e bankave të ndryshme.

Gjatë deklarimeve të tij ai ka shtuar se në asnjë moment nuk ka mundur të tërheqë para përmes kartave që kishte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy