Një ish-magazinë është përfshirë nga flakët në Kurbin gjatë pasdites së sotme.
Nuk raportohet për persona të lënduar, pasi magazina ka qenë e boshatisur kur ka rënë zjarri.
Magazine është pranë një zone pyjore dhe ka rrezik që flakët të përhapen në pyll. Drejtë vendit të ngjarjes mbëritën zjarrfikësit dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe mos përhapjen e tyre.
Shkaqet e zjarrit në ish-magazinën e shtetit e cila ishte boshatisur janë ende të paqarta.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij zjarri.



