
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Berat-Dimal, me pasojë plagosjen e një personi. Sipas informacioneve të policisë, një kamionçinë ka përplasur një këëmbësor në vendin e quajtur “Ish-Dogana”.
Ngjarja ndodhi rrteth orës 19:10, ndërsa i aksidentuari është identifikuar si shtetasi me iniciale A. K., 40 vjeç, i cili u dërgua në spital.
Ndërsa drejtuesi i kamionçinës A.E. 49 vjeç u shoqërua nga policia për të kryer veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor nisi punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



