Policia arreston 16-vjeçarin: Bënte kërdinë me vjedhje në Tiranë e Kamëz

Policia arreston 16-vjeçarin: Bënte kërdinë me vjedhje në Tiranë e Kamëz

Një 16-vjeçar është vënë në prangat e policisë pas vjedhjes së një automjeti në Kamëz, ndërsa dy të mitur janë proceduar në gjendje të lirë.

Sipas policisë, 16-vjeçari A.Xh i arrestuar në flagrancë ndihmohej nga minorenët K.S, 16-vjeç dhe një 13-vjeçar, të proceduar në gjendje të lirë, në kryerjen e vjedhjeve në Kamëz dhe Tiranë.

Policia thotë se ata janë përgjegjës për disa vjedhje, nga biçikletat te orenditë shtëpiake, shuma monetare dhe makina.

Në vijim të veprimeve, Policia zbardh dhe 9 raste të vjedhjeve të ndodhura më parë, të kryera nga 16- vjeçari, në bashkëpunim me dy të mitur që ndiqen në gjendje të lirë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 Kamzë arrestuan në flagrancë shtetasin e mitur A. XH., 16 vjeç, banues në Paskuqan, Kamzë.

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit e mitur K. S., 16 vjeç dhe K. S., 13 vjeç, të dy banues në Paskuqan, Kamzë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se dy adoleshentë kishin vjedhur një automjet dhe ishin larguar në drejtim të qendrës së Tiranës, organizuan punën dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 bënë të mundur bllokimin e automjetit dhe të shtetasit A. XH., 16 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.

Ky shtetas, i ndihmuar edhe nga dy të mitur 13 e 15 vjeç, kishte vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit K. O., brenda të cilit kishte një shumë parash, euro dhe paund.

Në momentin e bllokimit Policia gjeti dhe sekuestroi 165 paund, 360 euro, 30800 lek dhe një aparat celular.

Shtetasit e lartpërmendur janë dhe autorë të dyshuar të disa ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Kamzës dhe në Tiranë, në vende dhe kohë të ndryshme, në bashkëpunim me njëri – tjetrin dhe konkretisht:

Më 04.12.2018 kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. S.

Më 26.01.2019 kanë vjedhur sende personale në banesën e shtetases F. XH.

Më datë 06.02.2019 kanë vjedhur sende shtëpiake në banesën e shtetases F. Xh.

Më 11.04.2019 i kanë vjedhur 180 euro, orendi shtëpiake dhe sende personale me vlerë shtetasit E. M.

Më 20.09.2019 i kanë vjedhur portofolin me shumën prej 20 mijë lekësh të reja shtetases L. P.

Më datë 05.10.2019 kanë vjedhur 2 automjete në pronësi të shtetasit T. A.

Më 13.11.2019 kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. M.

Më 13.11.2019 në banesën e shtetasit L. H kanë vjedhur shumën prej 18 mijë lekësh dhe 750 euro.

Më 10.12.2019 kanë vjedhur 80 mijë lekë të reja në banesën e shtetasit Sh. Gj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy