“Do ta zgjidh në mënyrën time”, fjalëve të gjirokastritit që vrau burrë e grua nuk i besoi askush dy ditë më parë

“Do ta zgjidh në mënyrën time”, fjalëve të gjirokastritit që vrau burrë e grua nuk i besoi askush dy ditë më parë

Vrasja e dyfishtë në “Sokakun e të marrëve” shumë pranë shtëpisë muze të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare e ka zanafillën tek një konflikt pronësie që gjykata e Gjirokastrës e mbylli duke iu dhënë të drejtë çiftit Kosta.

Prej vitesh ata të dy sorollateshin gjyqeve për të ndarë se kujt i përkisnin 4 metër tokë që ndante banesat e tyre, e mbi të cilin ishte ngritur një mur rrethues.

Ndërtimi i shkallëve nga ana e muzikantit të njohur në Gjirokastër, ishte konsideruar si diçka e padrejtë nga djali i xhaxhait të tij e që nga ai moment s’kishin gjetur më paqe.

Por ndërsa gjykata vendosi të hënën t’i japë të drejtë Alekos, Apostoli, një pensionist që gjithë jetën kishte punuar si shofer pranë spitalit të Gjirokastrës, kishte thënë vetëm dy fjalë: “Unë do t’i jap fund kësaj pune, do ta zgjidh me mënyrën time”,- siç mëson “BalkanWeb”.

Fjalëve të tij, nuk ia vuri askush veshin, e lanë të lirë, që sot në mëngjes të shkonte në banesën e kushëririt 66-vjeçar dhe ta vriste bashkë me të shoqen. Fillimisht hodhi një granatë që nuk plasi e më pas derdhi breshëri plumbash mi trupin e Alekos dhe gruas së tij Afërdita që si çdo mëngjes pë përgatitej të shkonte në punë. Në gjumë ishte vetëm Harri, djali i saj 18-vjeçar, që u zgjua i tmerruar nga plumbat.

Pas vrasjes makabër, autori drejtoi një plumb edhe nga vetja. Plumbi i kish hyrë në nofull duke e shpërfyturuar, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy