Bllokohet aksi Gjirokastër-Kakavijë, qyteti paralizohet nga inertet dhe përmbytjet (VIDEO)

Bllokohet aksi Gjirokastër-Kakavijë, qyteti paralizohet nga inertet dhe përmbytjet (VIDEO)

Aksi nacional Gjirokastër-Kakavijë është bllokuar në zonën e Kordhocës, përballë fshatit Lazarat, si pasojë e reshjeve intensive të shiut dhe prurjeve të mëdha të inerteve. Në vendngjarje ndodhen punonjësit e firmës mirëmbajtëse, të cilët po punojnë për pastrimin dhe hapjen e rrugës.

Gjithashtu, i bllokuar është edhe aksi Gjirokastër–Valares, në vendin e quajtur Ura e Aznakut. Në të gjithë qytetin e Gjirokastrës vërehet prani e lartë inerteve, ndërsa mungesa e mjeteve të rënda e bën të vështirë largimin e tyre.

Përroi i Ficos ka dalë nga shtrati, ndërsa Cullua ka sjellë inerte në pothuajse çdo zonë të qytetit. Zonat më të rrezikuara mbeten “18 Shtatori” dhe Gërhot, ku situata paraqitet më problematike.

Qindra biznese në zonën e “18 Shtatorit” janë dëmtuar rëndë. Përveç dëmtimit të mallit, janë konstatuar edhe dëmtime serioze në strukturat e godinave, ku forca e gurëve ka shkatërruar vitrinat dhe ambientet e brendshme. Në Gërhot, rrugët lidhëse janë të pakalueshme.

Nga ana tjetër, të gjitha pikat e karburantit në hyrje të qytetit kanë ndërprerë aktivitetin për shkak të përmbytjeve, inerteve dhe dëmtimeve të objekteve, duke krijuar vështirësi në furnizimin me karburant të mjeteve, përfshirë edhe ato të urgjencës dhe policisë, të cilat janë të vetmet që po lëvizin.

Qindra automjete kanë mbetur të bllokuara në rrugë që prej reshjeve të djeshme, duke paralizuar plotësisht qarkullimin. Të gjitha rrugët e qytetit janë të bllokuara dhe lëvizja mund të kryhet vetëm në këmbë, me kujdes të shtuar, për shkak të vërshimit të ujit.

Rrëshqitje masive dherash janë regjistruar në zonën e Manalatit dhe në bypass-in e Gjirokastrës, ku rrugët e sipërme kanë pësuar shembje. Lumi Viroi ka dalë nga shtrati dhe e gjithë zona përreth është e përmbytur.

Energjia elektrike është ndërprerë në gjysmën e qytetit dhe në fshatrat përreth, ndërsa probleme serioze raportohen edhe me linjat e internetit dhe telefonisë, duke e bërë komunikimin të vështirë.

Reshjet e shiut vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy