Vodhi në banesa dhe biznese, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Vodhi në banesa dhe biznese, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar një 35-vjeçar i cili akuzohet për katër vjedhje në banesa dhe biznese.

Arrestimi i 35-vjeçarit me inicialet J. T, banues në Tiranë u bë falë operacionit policor të koduar "The night".

35-vjeçari akuzohet se më datë 07.06.2022, në rrugën "Panorama", ka vjedhur në banesën e shtetasit A. K.;  më datë 02.09.2022, në "Don Bosko", dyshohet se ka vjedhur në farmacinë e shtetases M. D.;  më datë 07.09.2022, në "Don Bosko", dyshohet se ka vjedhur në një subjekt për këmbim valutor, në administrim nga shtetasja D. G. ; më datë 12.09.2022, në rrugën "Dritan Hoxha", dyshohet se ka vjedhur telefonin e shtetases Xh. D. 

Vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore, të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy