Fier/ Automjeti përplas 60-vjeçarin që udhëtonte me motoçikletë, shoferi largohet nga vendngjarja

Fier/ Automjeti përplas 60-vjeçarin që udhëtonte me motoçikletë, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur në fshatin Agim në Libofshë. Mësohet se një automjet ka përplasur një 60-vjeçar me iniciale P.B që udhëtonte me motoçikletë. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motoçikletës ka përfunduar i plagosur në tokë ndërsa automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes. Në ndihmë të të plagosurit kanë ardhur kalimtarë të rastit, ndërsa po punohet për identifikimin e drejtuesit të mjetit që pas përplasjes nuk ndaloi. Njoftimi: Fier/Informacion paraprak Rreth orës 12:10, në fshatin Agim, Fier, një automjet ende i paidentifikuar, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. B., 60 vjeç, banues në Libofshë, dhe është larguar. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy