
Policia e Durrësit, përkatësisht Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës, ka ndaluar shtetasin në kërkim Agron Bejdolli, i njohur si krahu i djathtë i Rrumit të Shijakut.
Mësohet se ai ka qenw një prej pengmarrësve të dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj më 3 tetor 2022.
Ky shtetas është me masë sigurie arrest në burg për “heqje paligjshme të lirisë (pengmarrje)” në bashkëpunim me Rrumin, të dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj në tetor 2022.
Bejdolli u kap në shtëpinë e një kushëriri të tij në Spitallë të Durrësit.



