Aksident në Shkodër/ Motori humb kontrollin dhe del nga rruga, lëndohen babë e bir

Aksident në Shkodër/ Motori humb kontrollin dhe del nga rruga, lëndohen babë e bir

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Shkodër-Shirokë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas policisë mjeti i drejtuar nga N.K ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur ai dhe djali i tij i mitur.

Të dy janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi plotë:

Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Shkodër-Shirokë”, motomjeti që drejtohej nga shtetasi N. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi N. K. dhe djali i tij, 14 – vjeçar, që udhëtonte në këtë motomjet, të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.

 Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy