
Teksa sot në mbrëmje, stadiumi Air Albania do të presë finalen e UEFA Conference League mes ekipit italian AS Roma dhe skuadrës holandeze Feyenoord, Tirana është zbukuruar me petkun e finales, kryesisht në zonën e qendrës dhe atë rreth stadiumit arena kombëtare.
Gazetari Andon Kello, për “MCN live”, ishte sot në mesin e tifozëve të skuadrës holandeze Feyenoord, të cilët janë të koncentruar kryesisht në zonën e Pedonales, dhe të cilët kanë shprehur emocionet e para ndeshjes si dhe fjalët më të mira për Tiranën dhe Shqipërinë.
Jemi të entuziazmuar me qytetin, Tiranë është një qytet i bukur, mjaft miqësor, poashtu njerëzit janë të dashur, ushqimet e mira.
Ne presim një ndeshje të mira, pa tensione, ato gjëra që ndodhën, janë të rralla, tifozët italian kanë sulmuar të parët, shpresojmë të mos ndodhin më
I gjithë qyteti është vënë tashmë në dispozicion të kësaj ndeshje historike, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vetë UEFA-n, pasi kjo është hera e parë që zhvillohet ky kompeticion, andaj kërkohet tifozmëri korrekte dhe e kulturuar.



