Kisha Katolike e sheh emigrimin si rrezik për vendin. Kardinali Ernest Simoni tha gjatë një meshe në Shkodër se vetëm duke u bashkuar, shqiptarët mund të ecin përpara.
Ndërsa Dom Gjergj Meta thotë se emigracioni është kthyer në një hemorragji, për ndaljen e së cilës kisha po përpiqet të luajë rolin e vet shpirtëror.



