Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka marrë pjesë sot në diplomimin e grupit të parë ukrainas që u trajnuan në Kosovë për heqjen e minave nga një iniciativë e përbashkët mes FSK-së dhe Komandës Europiane të SHBA-së.
Hovenier tha se është krenar për këtë përpjekje të Kosovës e SHBA-së që t’i mbajnë ukrainasit të sigurt derisa në vendin e tyre po zhvillohet luftë.
Sot grupi i parë i Policisë Kombëtare të Ukrainës dhe Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave u diplomua nga një iniciativë e përbashkët trajnimi e Komandës Europiane të SHBA-së dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës për heqjen e sigurt të minave dhe mjeteve të municioneve të pashpërthyera.
Krenar që e bëmë këtë përpjekje SHBA-Kosovë për ta mbajtur popullin ukrainas të sigurt dhe për të qëndruar përkrah partnerëve tanë kosovarë në solidaritet me Ukrainën.
Ky grup diplomoi në heqjen e sigurt të minave dhe mjeteve të municioneve të pashpërthyera.



