Dhunë ndaj gruas së pajisur me urdhër mbrojtje dhe nënës së saj, arrestohet një person në Peqin

Dhunë ndaj gruas së pajisur me urdhër mbrojtje dhe nënës së saj, arrestohet një person në Peqin

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ndaj nënës së saj, si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të policisë, vihet në pranga 40-vjeçari në Peqin.         

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në lagjen “Xhami”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të këtij rasti. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 40 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe ndaj nënës së saj, në banesën ku jetonin këto dy shtetase.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e policisë i gjetën 40-vjeçarit, një mjet prerës thikë, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy