Rrëzohet në mes të rrugës dhe godet kokën, ambulanca vjen 40 minuta me vonesë

Rrëzohet në mes të rrugës dhe godet kokën, ambulanca vjen 40 minuta me vonesë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të premte në kryeqytet ku një person ka humbur ndjenjat duke u rrëzuar në tokë teksa ishte duke kaluar rrugën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mine Peza” në Tiranë, ku si pasojë e rrëzimit e cila dyshohet të ketë ardhur si rezultat i luhatjeve të tensionit, personi ka goditur kokën.

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën.

Sipas të pranishmëve bëhet me dije se personi i lënduar ka qëndruar në tokë i shtrirë mes gjakut, pasi ambulancën i është dashur 40 minuta për të mbërritur në vendngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy