Pas disa muajsh Kosova nuk shënon asnjë viktimë nga Covid-19

Pas disa muajsh Kosova nuk shënon asnjë viktimë nga Covid-19

Kosova për herë të dytë pas disa muajsh, që pas ditës së djeshme, nuk ka regjistruar as sot, asnjë rast të vdekjes nga Covid-19, ndërsa numri i rasteve të reja pozitive me koronavirus po vazhdon të bjerë.

Siç ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në 24 orët e fundit janë testuar 3012 mostra dhe 31 kanë rezultuar pozitive.

Nëntë raste pozitive janë regjistruar në Prishtinë, pesë në Gjilan, nga tri në Mitrovicë e Podujevë, nga dy në Ferizaj, Prizren e Vushtrri dhe nga një në Deçan, Dragash, Fushë-Kosovë, Kaçanik e Obiliq.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 107.244 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 2239 kanë përfunduar me fatalitet.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 95 pacientë, duke e çuar shifrën totale të shëruarve në 101.374. Janë 3631 raste aktive.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy