Sherri te “21 Dhjetori”/ Policia: Konfliktohen katër të rinj, nuk ka të lënduar

Sherri te “21 Dhjetori”/ Policia: Konfliktohen katër të rinj, nuk ka të lënduar

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur sonte në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë. Në njoftimin zyrtar, policia njofton se konflikti i çastit kishte nisur mes katër personave brenda një lokali. Në një moment një prej tyre ka qëlluar me armë dhe është larguar, por pa shkaktuar të lënduar në njerëz.

NJOFTIMI I PLOTË:

Më datë 29.03.2021, në rrugën “Naim Frashëri”, në afërsi të një lokali aty pranë,  si pasojë e një konflikti të çastit midis 4 shtetasve ende të paidentifikuar, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.

Nga verifikimet e Policisë nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt dhe kapjen e personit që qëlloi me armë zjarri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy