Plot 270 kilogramë kanabis sativa janë sekuestruar nga policia e Vlorës.
Policia Vlorës njofton se droga u gjet e braktisur në zonën e Porto Novës, në afërsi të ishullit të Zvërnecit, rreth 20 metra larg bregut të detit, nga seksioni për hetimin e narkotikëve.
Sipas policisë lënda narkotike ishte e ndarë në 9 pako të mbështjellë me qese plastike ngjyrë kafe, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë vepër penale. Dyshohet se droga ishte fshehur në pritje të një gomoneje.



