
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Infektiv, ku raportohet se ka ndërruar jetë nga Covid një grua shtatzënë.
Mësohet se 33-vjeçarja ishte në muajin e 4 të shtatzënisë dhe ndodhej e shtruar në spital prej dy ditësh.
Gjendja e saj u rëndua dhe fatkeqësisht nuk mundi të fitojë betejën me virusin.
Mësohet se fetusi është konstatuar i vdekur nga mjekët që në momentin e parë të infektimit.



