Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Gjykata e Elbasanit lë në fuqi vendimin e pezullimit të 6 efektivëve të “Shqiponjës”

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Gjykata e Elbasanit lë në fuqi vendimin e pezullimit të 6 efektivëve të “Shqiponjës”

Ka përfunduar seanca me dyer të mbyllura për 6 efektivët e “Shqiponja” në Elbasan, mbi të cilët rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

Gjykata e Elbasanit la në fuqi vendimin për pezullimin e gjashtë efektivët e "Shqiponjave" të cilët prokuroria i akuzon si fajtorë për ngjarjen e 21 prillit 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosen 4 persona.

Policët u paraqiten pa avokat. Mësohet që avokatët i kanë paraqitur me shkrim motivacionet e mbrojtjes, nga momenti që nuk mund të ishin aty fizikisht për shkak të bojkotit të kategorisë kundër hartës së re gjyqësore.

Prokuroria kërkoi pezullimin e tyre duke i akuzuar për "shpërdorim detyre" dhe gjykata pranoi kërkesën.

Sipas prokurorisë efektivët nuk kanë kryer asnjë veprim që do të shmangte përplasjes mes dy grupve të PD dhe PS.

Efektivët që dolën sot para gjykatës ishin Dedion Duraku., 33 vjec, Pellumb Bicaku, 33 vjeç, Erion Balla, 26 vjeç, Erion Meçja, 38 vjeç, Donald Dedja, 30 vjeç, Besmir Kadiu 37 vjeç,

Dy ditë më parë u njohën me masën e sigurisë dy zv drejtorët të cilët u përballen po me të njëjtën akuzë. Nikollaq Palla dhe Albert Nushi. Dy zv/drejtorët janë në arrest shtëpie.

Në 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, në atë kohë eksponent i PS ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë mes të cilëve një punonjëse policie.

Si autor i dyshuar ndodhet në qeli Arbër Papleka, ish efektiv i forcës Speciale RENEA, pjesë e Strukturës së PD për mbrojtjen e Votës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy