
Kishte përshtatur një ambient, në afërsi të banesës së tij, për tharjen e bimëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari i shpallur në kërkim ditën e djeshme, pasi një ditë më parë u arrestua bashkëshortja e tij dhe u sekuestrua 13 kg kanabis në proces tharje.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, me qëllim ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim më datë 20.10.2023, në kuadër të operacionit policor anti-kanabis, të koduar “Bratosh”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kapën dhe ndaluan shtetasin Armando Vulaj, 27 vjeç.
27-vjeçari dhe bashkëshortja e tij, e arrestuar ditën e djeshme, gjatë operacionit “Bratosh”, kishin përshtatur një ambient, në afërsi të banesës së tyre, për tharjen e bimëve narkotike kanabis sativa.
Shërbimet e policisë sekuestruan nga ky ambient, 13 kg bimë/lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, në trajta të ndryshme, në proces tharjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



