Ndëshkohen elektricistë e inspektorë që toleruan vjedhjen e energjisë elektrike në Lezhë

Ndëshkohen elektricistë e inspektorë që toleruan vjedhjen e energjisë elektrike në Lezhë

Policia e Lezhës ekzekutoi këtë të martë masat e sigurisë të vendosura për tre persona, të cilët kanë falsifikuar dokumentet.

 Për njërin prej tyre, shtetasi E. A., 33 vjeç, me detyrë ish-inspektor pranë një kompanie private në Shkodër, ishte vendosur masa “Arrest në burg”.

 Kurse dy ish-elektricistë në Lezhë, shtetasit V. D., 62 vjeç dhe K. Z., 61 vjeç, u pezulluan nga detyra.

 Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata falsifikonin formularët e raportit të verifikimeve të matësve elektrik në subjekte të ndryshme private ku kryenin inspektime. Në këtë mënyrë, ata nuk evidentonin vjedhjen e energjisë elektrike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy