Hoxha: Shërbimet serbe mund të krijojnë incidente dhe t’ia faturojnë Shqipërisë. Alarmi për bombë në një hotel erdhi nga jashtë territorit (VIDEO)

Hoxha: Shërbimet serbe mund të krijojnë incidente dhe t’ia faturojnë Shqipërisë. Alarmi për bombë në një hotel erdhi nga jashtë territorit (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha tha në Mcn Live se gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi mund të ketë incidente të krijuara nga shërbimet serbe për t’ia faturuar vendit tonë. Hoxha tha se ka dyshime që alarmi i dhënë një javë më parë për bombë në një hotel me pesë yje në Tiranë mund të jetë bërë nga jashtë territorit. 

Stadiumi ynë duke qenë afër fushës e ka këtë riskun për incidente, nëse i shpëton kontrollit. Edhe pse gjobat do jenë nga 500 deri në 1 mijë euro. Duke qenë që s’do jenë ultrasit në stadium, kjo i motivon të bëjnë diçka kundër federatës dhe kundër lojtarëve serbë. Problem janë edhe serbët. Mund të ketë incidente të krijuara nga shërbime serbe, që duan t’i faturojnë Shqipërisë një kosto që s’e ka. Shërbimet policore kanë një listë të personave që mund të shkaktojnë probleme. Lista është bërë prezente. Janë përpjekur të identifikojnë persona apo gruppersonash që duan të bëjnë aktivitete që të bien në sy. Para një jave u dha alarm për një bombë në një hotel me 5 yje. Kërcënimi është bërë në gjuhën angleze, dhe dyshimet ishin që mund të jetë bërë nga jashtë territorit, sepse në atë hotel ka qëndruar kampionia e Serbisë me Crvena Zvezdën dhe është menduar që edhe kombëtarja serbe mund të zhvendosej në këtë hotel. Alarmi që u dha ishte për të krijuar një problematikë të tillë. Ajo që ndryshon nga herët e tjera është numri i lart i kontrolleve. Kontrolli do jetë Policia e Rendit e mbështetur nga FNSH, me prezencë të civilëve dhe anti-terrorit. Fakti që janë lajmëruar bllokimi i valëve, bllokimi i dronëve, do ketë snajpera që do godasë çdo mjet. Nesër Tirana me bllokimin e rrugëve, do duket si marshim i tifozëve”.`

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy