
Një zjarr i cili ka shkrumbuar sot pas mesnate tre automjete të parkuara në Laç, dyshohet të jetë i qëllimshëm.
Gjatë analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë është parë një person me kapuç që i afrohet njërës nga makinat dhe pasi i vë flakën, largohet.
Objekt mësohet të ketë qenë mësuesi i fizkulturës në shkollën 9 vjeçare Sanxhak Laç dhe makina e babait të tij
Mësuesi Endrin Paulin Shehu, 30 vjeç, nuk ka folur deri tani për ndonjë konflikt me persona të tjerë,
Automjetet tip mercedez dhe Golf 4 be pronësi të babë e bir i është hedhur benzine dhe me pas i është vene flaka nga një person i maskuar. Flaket janë përhapur dhe është djegur dhe një makinë tjetër tip benz që ishte aty pranë.



