
Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në zonën e mbikalimit të Rinasit.
Policia njofton se rreth orës 08:05, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Volkswagen”, me drejtuese shtetasen A. K., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.



