Vrau 4 policë në 2009, dënohet me burgim përjetë Dritan Dajti

Vrau 4 policë në 2009, dënohet me burgim përjetë Dritan Dajti

Dritan Dajti dënohet me burgim përjetë. Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e gjykatës së Apelit të marrë në 8 shkurt 2019, i cili u dënuar me 25 vite dhe ka lënë në fundi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me dënimin burgim për jetë. Dritan Dajti vrau në 2009, katër punonjës policisë.

Drupal Ad

 

 

 

Dritan Dajti do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë teksa akuzohet për vrasjen e efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Sot 51 vjeç, Dritan Dajti ka qenë një nga personat më të kërkuar në Shqipëri. Ai u dënua fillimisht me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës për veprën penale të vrasjes së biznesmenit Agim Beqa, në vitin 1999.

Viktima kishte nisur ndërtimin e një pallati por ai ishte konfliktuar me disa persona. Ditën kur do niste gjyqi ndaj tij, Dritan Dajti u arratis në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003, vetëm.

Ai mori një pistoletë në tualetin e gjykatës, e vendosur më parë nga miqtë e tij. Me këtë pistoletë, iu drejtua policëve të togës, që kishin për detyrë ta ruanin dhe qëlloi disa herë në ajër.

Ai hipi në një motor, që drejtohej nga një person tjetër, dhe u largua ndërkohë që një person tjetër ende i paidentifikuar, qëlloi disa herë me pistoletë në ajër në anën tjetër të rrugës, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy