Policia e Volosit në Greqi arrestoi 2 shqiptarë me 1 mijë doza kokainë. Në pranga u vunë 2 persona, njëri 26 dhe tjetri 40 vjeçc, ndërsa u sekuestruan edhe 1700 euro.
Ata e kishin sjellë drogën nga Athina dhe e shisnin me 100 euro kilogramin, ndërsa në total do të fitonin 17 mijë euro.
Droga u sekuestrua në makinën me të cilën ata kishin ardhur nga kryeqyteti grek, ndërsa policia po verifikon të gjithë aktivitetin kriminal të tyre dhe lidhjet e mundshme me trafikantë të tjerë.



