Me hashash në xhepa dhe shtëpi, arrestohet 23-vjeçari nga Durrësi

Me hashash në xhepa dhe shtëpi, arrestohet 23-vjeçari nga Durrësi

Policia e Durrësit ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi është gjetur nën posedimin e lëndëve narkotike. I riu kishte për qellim shitjen e kanabisit dhe një sasi e kësaj lënde i është gjetur më pas edhe në banesë.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Plazh, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kanabis, në lagjen nr.13, Durrës, menjëherë organizuan punën dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Check”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. K., 23 vjeç, banues në lagjen nr.13 Durrës, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve".

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e 23-vjeçarit, të ushtruar nga shërbimet e Policisë, u gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy