
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shpalli të pafajshme anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja, e akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe fshehje pasurie.
Pas dhënies së vendimit mesditën e sotme, Çiftja tha për mediat se duhet të kuptohet se cila ka qenë historia nëse ajo ka qenë falsifikatore apo ka bërë deklarim të rremë.
Nuk është bërë asnjëherë e qartë në media. Kam pasur dy kontrolle e asnjë herë nuk kam pasur probleme me pasurinë.
SPAK ka bërë punën, por jam e bindur që kallëzuesit nuk e duan drejtësinë.



