Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, në fshatin Pishkash. Mësohet se ka dalë nga rruga një trailer me targa serbe (NP-100 KX), i cili ishte nisur drejt Tiranës.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë një manovrim nga ana e shoferit të trailerit për të evituar përplasjen me furgonin me targa maqedonase ( LI-31IG).
Makina e madhe ka përfunduar përmbys jashtë rrugës dhe si pasojë është plagosur shoferi. Ky i fundit është nisur me urgjencë drejt spitalit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.



