Avokati Ervin Karanxha, për detajet e reja të dala për dosjen hetimore “Plumbi i artë” thotë se kur kemi të bëjmë me të penduar të drejtësisë, deklarimet e tij janë kolona kryesore ku bazohet akuza, por duhet të ketë dhe prova të tjera.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi thëniet e të penduarit duhet lidhen dhe me faktin dhe realitetin.
Këta persona janë marrë me veprimtari të paligjshme dhe është bërë një hetim i plotë. Ne do e lidhim edhe me fakte të tjera. Jo çdo fakt mund të provohet. Duhet provuar besueshmëria e të penduarve të drejtësisë. Ky rast që pretendohet se është porositur një ngjarje kriminale, duhet të shikohet me vëmendje.
I penduari ka dhënë një kronologji të ngjarjes, është detyra e organit procedues që të verifikojë. Mbi thëniet e tij rrezikojnë persona të dënuar me dënime shumë të ashpra. Kemi të bëjmë me thënie të një të penduari të drejtësisë që duhen verifikuar rast pas rasti dhe bëhet fjalë për ngjarje që kanë ndodhur shumë kohë më parë. Ndaj duhen provuar.
Prova për deklarimin fajtor dhe dënimin e një personi është shumë larg. Këto kanë rrjedhur nga dosja, nga të dhënat, sepse gjyqet janë të hapura.
Vrasësi me pagesë Henrik Hoxhaj, i pandehur si pjesë e dosjes “Plumbi i artë”, dëshmoi ditën e djeshme në Gjykatën e Posaçme, duke zbuluar detaje të reja mbi ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura në vend.
Hoxhaj deklaroi se Nuredin Dumani i kishte ofruar 100 mijë euro për vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha si dhe 150 mijë euro për vrasjen e të birit.
Hoxhaj tha se porosia për vrasjen e djalit të Lulzim Mashës ishte dhënë nga Eldi Dizdari, një prej bosëve shqiptarë të kokainës.



