Kapen duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 persona

Kapen duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 persona

Tre persona janë arrestuar nga Policia pasi janë kapur teksa transportonin 9 emigrantë të paligjshëm.

Mësohet se të arrestuarit ndihmonin emigrantët për të kaluar në vendet e tjera të BE kundrejt fitimit.

Konkretisht janë arrestuar;  D. S., 22 vjeç dhe M. K., 26 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, në afërsi të fshatit Zemçë, këta shtetas u kapën duke transportuar me mjetet tip “Benz” dhe “Volkswagen” në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt përfitimit prej 1000 euro secilit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Shtetasi D. S., drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

E. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Ersekë-Leskovik u kap duke transportuar me mjetin tip “Kia” në drejtim të Tiranës, 4 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt përfitimit prej 100 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

​Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy