Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Cakran-Fier, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person. Sipas informacioneve paraprake të policisë, mësohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia e madhe që udhëtonte mjeti, ndërsa viktima është identifikuar si Gramoz Aliaj, 56 vjeç.
“Sot rreth orës 16:50, një shtetas ende i paidentifikuar, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në aksin rrugor Cakran-Fier, ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të daljes nga rruga.



