Gazetari Jul Simoni zbardh detaje të reja lidhur me krimin në familje të ndodhur mesditën e sotme në Lezhë, ku djali vrau nënën e tij.
Në një lidhje për edicionin e lajmeve të MCN TV, Simoni raportoi se krimi ndodhi rreth orës 14:30, ku Arsen Dani, 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” dyshohet me probleme të shëndetit mendor, vrau me thikë nënën e tij Gjylije Dani, 88 vjeçe.
Nënë e bir jetonin të vetëm në një apartament në lagjen “Besëlidhja” në afërsi të bulevardi “Gjergj Fishta”.
Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një debati mes nënës dhe djalit, ku 62-vjeçari goditi me thikë nënën duke e lënë të vdekur në vend.
I dyshuari u shoqërua në polici ku po merret në pyetje nga hetuesit.



