
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 22-vjeçar, i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në zonën e Kamzës.
I arrestuari është shtetasi Endri Popa, 22 vjeç, ndërsa kapja e tij u bë në Bulevardin “Nënë Tereza” në kryeqytet.
Ai dyshohet se shpërndante kokainë në doza të vogla në zona të ndryshme të Kamzës.
Në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin 22-vjeçar, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe të banesës i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin, peshoren elektronike dhe aparatin celular.
Ai po hetohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



