Aksidentoi për vdekje 57-vjeçarin me biçikletë, arrestohet i riu në Durrës

Aksidentoi për vdekje 57-vjeçarin me biçikletë, arrestohet i riu në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 22-vjeçar, pasi akuzohet se ka aksidentuar për vdekje një 57-vjeçar. Burimet nga policia bënë të ditur se në pranga është vënë shtetasi me inicialet D. K., ndërsa personi që ai ka aksidentuar, ka qenë duke udhëtuar me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në aksin Xhafzotaj-Shijak, ndërsa 22-vjeçari po udhëtonte me makinë. Viktima fillimisht është dërguar në spital, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme dhe 22-vjeçari do të përballet me akuzat në gjykatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy