Në orët e para të mëngjesit një sasi tritoli ka shpërthyer në banesën e deputetit të Partisë Demokratike Xhelal Mziu në Kodër Institut. Si pasoje shpërthimit është dëmtuar një pjesë e rrethimit të banesës dhe janë thyer xhamat e shtëpisë. Deputeti thotë se ngjarja mund të ketë vetëm prapavijë politike.



